Këtë të mërkurë kryetari i Bashkisë Shijak z. ARBANA ka mirëpritur në zyrën e tij drejtorin e organizatës Qatar Charity duke i shprehur falenderimet për investimet dhe ndihmën që kjo organizatë i ka dhënë banorëve të Shijakut.
Postimi i plotë.
Sot pata nderin të mirëpres në zyrën time në Bashkinë e Shijakut drejtorin e ri të Qatar Charity z.Mahmoud Abbas Shaker dhe z.Shkelqim Hasula, drejtorin e ndihmës sociale pranë Qatar Charity.
Së bashku me mbështetjen e Kryeministrit, shteti i Katarit dhe organizata “Qatar Charity” ka ndihmuar banorët e Shijakut pas tërmetit dhe ka investuar për Qendrën Shëndetësore Xhafzotaj.
Gjatë këtij takimi z.Mahmoud Abbas Shaker shprehu mbështetjen e vazhdueshme në të ardhmen për qytetin e Shijakut, për të cilën i jam falenderues!
Së bashku, për të ardhmen e Shijakut.