Kryebashkiaku Veliaj në mbledhjen me presidentët dhe përfaqësuesit ligjorë të shoqatave sportive të Tiranës tha se FSHF është një bandë që nuk auditohet nga askush. Veliaj theksoi se kjo betejë është për çunat dhe gocat e Tiranës.

“Meqë kishte shumë nga ata që u skandalizuan me atë çfarë thashë në një grup çunash, duket që s’ka luajtur kurrë futboll, qartazi flitet lirshëm në dhomën e ndërrimit. Nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë. Ata janë një bandë dhe ajo që kam thënë për institucionet shtetërore eshte: si ka mundësi që ne auditohemi për çdo gjë, kurse këta nuk i auditon askush? Ku ikën lekët e solidaritetit? Pse nuk u bënë 100 fushat e kalamajve? Pse u bë 1 fushë me 8 milion euro e nuk u ndanë rrogat e luftës për ata trajnerë që strapacohen non-stop. Ky është thelbi i kësaj lufte dhe ne do ta fijojmë këtë betejë. Diskreditimi i disa palaçove, njerëzve që nuk kanë pikë lidhje me futbollin, qe mbushin si vezë bikerinat e futbollit, nuk i kishin parë ndonjëherë, kjo nuk ndodh”, sqaroi Veliaj.