Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë duke publikuar disa foto materniteti i ri i Beratit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë shprehet se ai do të hapë dyert së shpejti duke përmbyllur rilindjen e kompleksit spitalor të këtij qyteti.

“Mirëmëngjes dhe me Maternitetin e Ri të Beratit që hap dyert së shpejti, duke përmbyllur rilindjen e kompleksit spitalor të këtij qyteti, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.