Pas protestës së ditës së sotme nga kuksianët kundër masave të vendosura nga qeveria e Kosovës ku nuk lejohet të hyjë askush nqs nuk ka tre dozat e vaksinës ose dy dozat dhe një test PCR, ka reaguar dhe deputetja e qarkut të Kukësit për PS, Gerta Duraku. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale Duraku thekson se Shqipëria nuk i ka vendosur asnjë masë Kosovës, madje as në kulmin e pandemisë, dhe se uron dhe shpreson që qeveria e Kosovës të reflektojë në mënyrë që të mos penalizojë kuksianët dhe gjithë shqiptarët me vendimin e saj.

Postimi i plotë: Shqipëria nuk vendosi kurrë asnjë kusht për qytetarët e Kosovës, madje as në kohen e karantinës së madhe. Uroj dhe shpresoj që qeveria e Kosovës ta rishikojë këtë masë që penalizon rëndë banorët e qarkut Kukës dhe qytetarët shqiptarë në përgjithësi duke i diskriminuar ata përtej çdo lloj arsye dhe llogjike.

Kujtojmë që të gjithë ata që duan të hyjnë në Kosovë dhe nuk kanë 3 dozat e vaksinës duhet të kenë minimalisht dy dozat e vaksinat dhe të paraqisin testin PCR, i cili për çdo qytetar kushton 15 euro. Kjo gjë është një penalitet i madh për gjithë shqiptarët, por kryesisht për kuksjanët që lëvizin për të punuar në Kosovë dhe anasjelltas./Lexo.al