Varianti i Omicron është përhapur për më shumë se një muaj tani, gjë që është më se e mjaftueshme për njerëzit që të raportojnë simptomat e tyre të variantit të omicron.
“Business Insider” përdori të dhëna nga Studimi i Simptomeve të Zoe COVID për të krijuar një tabelë që shpjegonte 14 simptomat kryesore nga varianti Omicron.
Grafiku bazohet në njerëz në Mbretërinë e Bashkuar që rezultuan pozitivë gjatë periudhës kur varianti Omicron u përhap për herë të parë.
Këtu janë 14 simptomat kryesore për variantin Omicron. Raporti përfshinte përqindjen e njerëzve që raportuan se kishin këtë simptomë.
Rrjedhje e hundëve – 73%.
Dhimbje koke – 68%.
Lodhja – 64%.
Teshtitja – 60%.
Dhimbje fyti – 60%.
Kollë e vazhdueshme – 44%.
Zëri i ngjirur – 36%.
Të dridhura- 30%.
Temperatura – 29%.
Marramendje – 28%.
Mjegulla e trurit – 24%.
Dhimbje muskulore – 23%.
Humbja e nuhatjes – 19%.
Dhimbje gjoksi – 19%.