Ditët e fundit të janarit në vendin tonë kanë sjellë temperatura nënë zero duke shkaktuar në shumë zona të vendit ngrica.
Instituti i Shëndetit Publik në mes të acarit herë pas here ka dhënë dhe këshillat që na duhen për tu mbrojtur nga i ftohti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ISHP thekson se një kujdes të veçantë në këto ditë të ftohta qytetarët duhet ti kushtojnë veshjes.
Gjithashtu një ndër këshillat më të rëndësishme që jepet për qytetarët është që të bëjnë kujdes kur lëvizin në rrugë dhe se çfarë duhet të kenë parasysh.
“Përdorni këpucë dimri të përshtatshme
Përdor shkop ose pajisje ndihmuese
Përdor mbajtëse dhe ndiz dritat
Pastro dëborën dhe akullin nga rrugët e kalimit”, shkruan ISHP.