Big Brother VIP ka kërkuar nga të gjithë banorët që të tregojnë sekretet e tyre mirëpo mos ti ndajnë me banorët e tjerë.

Banorëve iu është kërkuar që ta tregojnë sekretin në dhomën e rrëfimit e më pas iu është dhënë 24 orë që të zbulojnë se kujt i përket secili sekret. Ata duhet të flasin më njeri-tjetrin, të bëjnë pyetje, të provokojnë apo ngacmojnë për të zbuluar sa më shumë informacion.

Nëse një banor mendon se e ka gjetur se kujt i përket një sekret, duhet të tregojë në dhomën e rrëfimit se për kë bëhet fjalë. Banorët nuk duhet të thonë më shumë se një emër për një sekret.
SEKRETET E TYRE:

1. Kam patur një piercing në një vend sekret dhe kanë patur fatin ta shohin vetëm disa njerëz.

2. Kur kam qenë 21 vjeç i kam qethur flokët zero dhe i kam dhuruar për një kauzë.

3. Një ditë kam parë në ëndërr gjyshin i cili nuk jeton më dhe më tha se duhet të ndihmoj fëmijët në nevojë dhe të bëhem misionare.

4. Kur kam qenë 23 vjeç kam pasur një të dashur e cila ishte 47 vjeçe.

5. Kam ndjekur kurset e dance sportiv sepse më pëlqente një vajzë dhe doja të lidhesha me të.

6. Në një periudhë shumë të vështirë nga ana ekonomike për familjen time kam shkuar kam pastruar shtëpi bashkë me mamin.

7. Kur kam qenë në Dubai për ditëlindjen e një miku kam hipur në deve por nga frika kam rënë dhe kam thyer këmbën.

8. Në pasaportë emri im është ndryshe.

9. Kur kam qenë në një situatë të vështirë më ka ndihmuar shumë një grua por pas një farë kohe u dashurua me mua.