Në komunikim e parë për vitin e ri 2022 Kryeministri Rama njoftoi se këtë vit qeveria dëshiron të dëgjojë opinionet e njerëzve pa dallim përmes letrës së këshillimit kombëtar që do të dërgohet në çdo familje.

“Dua të theksoj se këtë vit duam të vendosim një nivel të ri komunikimi mes njëri-tjetrit, duam ta dëgjojmë njëri-tjetrin më shumë. Ne si qeveri të dëgjojmë opinonet e njerëzve tanë pa dallim, dhe për këtë ka nisur procesi dhe do të filloni të merrni tashmë pak nga pak në shtëpitë tuaja letrën e këshillimit kombëtar, që do të marr opinionin tuaj për një sërë temash që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, drejtësinë, familjen, integrimin në Bashkimin Europian etj. Është një formular shumë i thjeshtë, anonim, çdo anëtar i familjes që është mbi 18 vjeç do ta plotësoj lirshëm, për të na mundësuar mbledhjen e një informacioni tërësor”, tha Rama.

“Ideja është që këto formularë fizik të plotësoshen nga ato që janë më të moshuar, kurse të rinjët ta bëjnë online. Kjo shkon përtej shumicës politike, bëhet fjalë për një sërë pyetjesh, ku qëllimi jonë është të shprehja e lirë e njerzëve për këto çështje, pa oblgim.” theksoi Kryeministri.