Sipas asaj që shkruan ‘Il Messaggero’, Manchester United është vënë në gjurmët e Milinkovic-Savic të Lazios. Skuadra angleze sfidon Juventusin në garën për ta rrëmbyer mesfushorin bardhekaltër.
‘Djajtë e Kuq’ janë gati të hidhen në sulm për serbin, zbulim i Igli Tares, duke ofruar 80 milionë euro, nëse nuk rinovon me ta Paul Pogba. Kanë nisur kontakte të reja me agjentin Kezman. Ndërkohë, drejtori sportiv Igli Tare ndjek dy profile: Bajrami nga Empoli dhe 22-vjeçarin Anel Ahmedhodi nga Malmoe.