Ka përfunduar në barazim 2-2 ndeshja e Premier League midis Aston Villa dhe Manchester United.

Fillimisht ishin miqtë ata që kaluan në avantazh të dyfishtë me dy gola të Bruno Fernandes (minutat 6 dhe 67). Por vendasit nuk janë dorëzuar dhe kanë barazpeshuar gjithçka në 5 minuta, falë golave të realizuar nga Ramsey (77) dhe Coutinho (82), ky i fundit i futur në pjesën e dytë.

Një ndeshje spektakolare, ku të dyja skuadrat e kërkuan golin, duke luajtur hapur dhe dhuruan mjaft emocione e raste për shënim. Gjithsesi, ekipet morën vetëm nga një pikë, por për United një vend në Europë bëhet gjithnjë e më e vështirë, pasi rivalët janë ende larg.