26 Janar- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë me dije se gjatë vitit 2021 janë punësuar 328 mjekë.

Duke falenderuar një prej mjekeve të reja të punësuara në Spitalin e Elbasanit, Manastirliu shkruan se ekipet mjekësore përballuan me sukses dhe profesionalizëm situatën e Pandemisë COVID-19.

“Pasi ka përfunduar specializimin afatgjatë për #Pneumologji, dr. Rezarta Kazazi i është bashkuar ekipit mjekësor të Spitalit Rajonal të #Elbasanit gjatë 2021, ku ka përballuar me shumë profesionalizëm dhe sakrificë situatën e pandemisë.

Vetëm gjatë vitit 2021 janë punësuar në sistemin shëndetësor publik 328 mjekë përmes platformës mjeke.shendetesia.gov.al

#MjekëPërShqipërinë
#ShëndetësiaQëDuam”, shkruan Manastirliu.

Në 2021 janë punësuar 1222 infermierë nëpërmjet portalit ‘Infermierë per Shqipërinë’.