Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë në rrjetet sociale foton e një prej mjekëve që shërben për fëmijët që kanë nevojë për ndërhyrje delikate në repartin e kirurgjisë infantile në QSUT.
Manastirliu thotë se me sallat e reja në pediatrinë e tij Alushani dhe ekipi i tij do ta çojnë punën në një tjetër nivel.
“Prof. Dritan Alushani shërben me shumë dashuri dhe profesionalizëm për fëmijët që kanë nevojë për ndërhyrje delikate në repartin e kirurgjisë infantile në QSUT.
Me sallat e reja të operacionit të teknologjisë së lartë në Pediatrinë e re, prof. Alushani dhe ekipi i tij do ta çojnë në një nivel të ri shërbimin e kirurgjisë infantile, duke na nderuar me rezultatet e punës edhe jashtë vendit”, shkruan ministrja.