Shpresa Qehaja anëtare PD ka votuar sot më primaret e Rithemelimit pavarësisht se nuk e kishte emrin në listë. Ajo tha se kjo ka ndodhur për shkak se ajo është mbështetëse e Berishës.

Duke folur për mediat, Qehaja deklaroi se sot merr ilaçe për shkak të “helmit” që mori në protestën e 8 Janarit duke shtuar se ai ishte më i fortë se ai që ka marrë në protestat kundër Ramës.

“Unë votova. Jam një demokrate e flaktë me shpirt e zemër. Kam qenë në 13 protesta. Protestën e parë më kanë futur në burg. 72 orë për Lulzim Bravën. Kam shkuar të protestoj për të drejtat e mia. Më 8 janar shkuam me u fut në shtëpinë tonë. Sot jam me ilaçe për shkak të helmit. Helm kemi ngrënë në 13 protesta por ai helm ishte më e lehtë. PD pa Lulzim Bashën do të jetë më e fortë. Ma kanë hequr emrin nga lista se e kanë ditur se do votoj për Berishën”, deklaroi Qehaja.