Ditën e sotme është raportuar për një ndryshim në fasadën e selisë blu, mirëpo Evi Kokalari, mbështetësja e Sali Berishës ka shkuar shumë lag. Ajo ka deklaruar se Basha ka instaluar dyer të blinduara dhe i ka mbuluar xhamat për të mos u dalluar.
TIRANË– Ditën e sotme është raportuar për një ndryshim në fasadën e selisë blu, mirëpo Evi Kokalari, mbështetësja e Sali Berishës ka shkuar shumë lag. Ajo ka deklaruar se Basha ka instaluar dyer të blinduara dhe i ka mbuluar xhamat për të mos u dalluar. Ky veprim për Kokalarin tregon për Lulzim Bashën se ka frikë nga protesta e 8 janarit si edhe po tenton që ta mbajë selinë me dhunë. E fortë është edhe deklarata e saj që flet edhe për skenarë dhune në 8 janar e për këtë thotë se duhet fajësuar Lulzim Basha.
“Lulzim Basha ka instaluar dyer të blinduara dhe ka mbuluar të gjitha xhamat që të mos dallohen ‘ushtarët e armatosur’ brenda. Dy konkluzione mund të nxjerrim me këto veprime
1- Lulit i ka hypur frika në palcë nga protesta paqësore e 8 Janarit
2- Luli po tregon karakterin e tij diktatorial ku i ka thënë vetes do ta mbaj selin peng me dhunë.Nëse në 8 Janar ka trazira apo një Shqiptar plagoset, vijani fajet diktatorëve dhe në këtë rast, nuk ka kthim mbrapa. Këto janë momentet që si shtetase Amerikane them, Allelujah për Nenin 2 të Kushtetutës Amerikane, që e mbron sovranin nga diktatorizmi qeveritar”, shkruan Kokakali. Shqiptarja.com