Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka folur për rrënjët e saj kosovare. Në një intervistë dhënë së fundmi për prestigjiozen WSJ, ajo tha se kujtimi i së kaluarës e ndihmon të jetë e kënaqur me jetën e saj.
“Është një pjesë e madhe e asaj që jam. Duke pasur parasysh prindërit e mi dhe mënyrën se si ata erdhën në MB, (situata e refugjatëve) ka qenë gjithmonë diçka që më është shumë afër zemrës.
Kam lexuar shumë komente nga njerëzit që më thonë se nuk kam shtet, nuk kam identitet, Kosova nuk ekziston. Kam jetuar në Kosovë, i di jetët që kanë humbur. Kështu që dikush të më mohojë identitetin dhe përvojën time është e vështirë për mua të mos flas për të. Kështu që kjo është diçka që do ta bëj gjithmonë”, u shpreh Dua.
Sakaq, këngëtarja ka treguar edhe marrëdhënien me njerëzit e saj më të afërt.
“Diçka që kam kuptuar me kalimin e kohës është se sa pak njerëzit e dinë në të vërtetë kush jam unë. Unë kam bërë paqe me faktin që njerëzit mund të mendojnë atë që duan të mendojnë, por askush nuk e di me të vërtetë se çfarë po ndodh pas dyerve të mbyllura”./