Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, njoftoi sot se nga data 22 janar ndryshojnë rregullat për udhëtimet drejt Zvicrës.
MEPJ bën të ditur se nga 22 janari, personave që janë vaksinuar ose që janë shëruar nga Covid-19, nuk do t’iu kërkohet më të paraqesin një test negativ PCR ose test të shpejtë antigjen, përpara se të hyjnë në Zvicër.
Gjithashtu, MEPJ thekson se, për të udhëtuar drejt Zvicrës duhet plotësuar formulari i hyrjes për në Zvicër, vetëm nga personat që udhëtojnë me avion apo me autobus nga distanca të gjata.
MEPJ nënvizon se, përjashtim për të paraqitur një test anti-covid janë fëmijët nën moshën 16 vjeç, emergjencat mjekësore dhe personat që për arsye mjekësore nuk mund të testohen.
Gjithashtu MEPJ bën të ditur se, nga rregullat e sipërpërmendura përjashtohen drejtuesit e automjeteve që kryejnë transport dhe personat që tranzitojnë në Zvicër pa ndaluar.