Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me mesazhin që u zbulua sot në telefonin e Flamur Nokës. Ndonëse nuk tregoi bisedën e zhvilluar mes tyre, Manja tha se është normale që ai të bisedojë me Nokën me të cilin njihet prej 10 vitesh. Manja iu përgjigj edhe akuzave të Enkelejd Alibeaj për komplot të qeverisë Rama me Sali Berishën.
“Paska thënë se ka zbuluar komplot të madh të Berishës me Ramën nga një sms që paskam shkëmbyer unë me Flamur Nokën. Po more zotëri, njerëz jemi, kam 10 vite me Flamur Nokën në këtë sallë, nuk është faji im që e keni shpall Flamur Nokën kulak. Do flas me Nokën, do flas edhe me ju sepse nesër ju prap në një krah jeni, por kur të pajtoheni ju parap ne nuk mund të prishim raportet miqësore në këtë sallë. Komplot i madh i foltores me qeverinë Rama. Tani që keni hallin që keni, një herë thoni Rama është me foltoren, pastaj me atë tjetrin. Jo mo jo, Rama është kryeministër i Shqiptarëve. Pastaj sa për luftën kundër korrupsionit këtu kemi goxha diference në fakt”, tha Manja.