Mesha e parë e Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvit të ri të besimtarëve katolikë për Kryedioqezën Tiranë-Durrës ka bërë bashkë krerët e politikës shqiptare.

Të pranishëm në ceremoni ishin presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Mesha u mbajt këtë të shtunë në Katedralen e Shën Palit.