Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës informoi sot se nuk ka pasur probleme me qarkullimin në akset rrugore të vendit.

Sipas ministrisë, ditën e sotme moti ka qenë i kthjellët me temperaturat në zonën perëndimore nga 4 deri 8 gradë, në zonën jugore 12, ndërsa në zonën verilindore është regjistruar temperatura -1 gradë deri në 4 gradë dhe në zonën juglindore -2 gradë celsius.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron lidhur me furnizimin me ujë se, “në bashkinë Kurbin janë dëmtuar saraçineska dhe k/valvula për tre rezervuarët Laç, Milot dhe Mamurras. Në bashkinë Tropojë gjithashtu janë evidentuar defekte në saraçineska dhe ujëmatësa. Të gjitha defektet janë riparuar në kohë dhe situata është në normalitet. Stacionet e pompimit punojnë në kushte optimale”.

Ndërkohë, në porte dhe aeroporte nuk ka pasur asnjë problem.

“Rezerva energjetike e kaskadës është 567.31 GWh, niveli në HEC-in e Fierzës është 273.22 mmnd, prurjet në Fierzë janë 100 m3/s. Situata e furnizimit me energji elektrike në rang vendi paraqitet normale me disa defekte sporadike në rrjetin tension i mesëm dhe i ulët. Të gjithë fiderat janë në punë, kurse në rrjetin TU po punohet për riparimin e 4 defekteve, 3 në Tiranë dhe 1 në Shkodër. Iu dha zgjidhje 9 defekteve të ndodhura kryesisht në mëngjes, dy prej të cilave ishin në rrjetin 35 kV, njoftoi MIE.