Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi ka marrë pjesë në Marshimin e Paqes 2022, të organizuar në qytetin e Elbasanit. Edukimi ishte tema e perzgjedhur këtë vit nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan për marshimin tradicional organizuar çdo fillim viti dhe që i bën të gjithë bashkë për të përcjellë mesazhe harmonie, solidariteti, mirëkuptimi e respekti për njëri-tjetrin.

Gjatë fjalës së saj Ministrja Kushi theksoi se shqiptarët tashmë prej shekujsh kanë një traditë të konsoliduar të respektit të besimeve fetare të të tjerëve, të tolerancës, të harmonisë apo të mirëkuptimit mes besimtarëve të feve të ndryshme. “Ne në arsim promovojmë vlerat qytetare dhe respektin ndaj njëri-tjetrit, nxënësi për nxënësin, mësuesi për nxënësit dhe anasjelltas. Mësuesit dhe arsimtarët tanë udhëhiqen nga parimi i gjithëpërfshirjes,” – theksoi Ministrja.