Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e ka nisur ditën e parë të punës për këtë vit me një vizitë në shkollën 9-vjeçare “Sami Kalasa” në Mullet, duke takuar mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Ajo ka publikuar një video me momentet e kësaj vizite, duke përforcuar edhe një herë mesazhin për marrjen e të gjitha masave të nevojshme për rifillimin sa më të mbarë të procesit mësimor.
“Nuk mund ta nisja ndryshe ditën e parë të punës për këtë vit, përveçse duke takuar nxënës dhe mësues, të cilët pas pushimeve u rikthyen sot në shkollë plot dëshirë dhe energji të reja. Zgjodha të vizitoja shkollën 9-vjeçare “Sami Kalasa” në Mullet, një shkollë shembullore në të cilën ishin marrë të gjitha masat për një fillim të mbarë e ku gjeta një atmosferë të ngrohtë e motivuese. Suksese të gjithë së bashku!” – shprehet ministrja në rrjetin e saj social.