Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot nga afër punimet e përfunduar në Pediatrinë e rë të Tiranës e cila pritet që të inagurohet të enjten.
“Nga Pediatria e re e Tiranës në përgatitjet e fundit para hapjes ditën e enjte”, shkruan Manastirliu.
Spitali i ri Pediatrik është një investim i Qeverisë shqiptare me vlerë 9 milion euro. Korpusi Pediatrik do të ketë 200 shtretër dhe do ti shërbejë rreth 130 mijë fëmijëve që marrin shërbim çdo vit.
Ky investim madhor përfshin rikonstruksionin e plotë të kompleksit të Spitalit Pediatrik, që përbëhet nga dy godina, Pediatria e Specializuar dhe Pediatria e Përgjithshme si dhe ndërtimin e godinës së re, e cila sapo ka përfunduar, të Urgjencës, Reanimacionit dhe Kirurgjisë Pediatrike me katër salla operacioni.
Investimi në Pediatrinë e Tiranës është pjesë e investimeve madhore për modernizimin e QSUT, bashkë me Spitalin e ri të Kirurgjisë dhe Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme.