Këshilli i Ministrave miratoi sot propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit”.
Ky pr/ligj do të dërgohet për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Gjithashtu Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.
Këshilli i Ministrave vendosi gjithashtu propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për sigurime shoqërore”.
Ky pr/ligj do të dërgohet për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Këshilli i Ministrave vendosi ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për sigurime shoqërore.