Mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP” do të ketë hyrje të reja. Një ndër to do të jetë moderatore e njohur kosovare. Burime të “Gazetës Blic” kanë njoftuar se sonte në shtëpi do të futet moderatorja Egzona Rafuna.

Mbrëmjen e sotme banorët do japin dhe vendimin e tyre lidhur me shtyrjen e programit. Ishte parashikuar që “Big Brother” do të përfundonte në 14 janar, por finalja do të jetë deri më 18 shkurt.