Gjatë spektaklit të kaluar u njoftua zyrtarisht se “Big Brother VIP” ka shtyrë finalen e madhe. Ky vendim i ka vënë banorët në dilemë nëse do ta përballojnë apo jo edhe disa javë izolim.
Për t’i ardhur në ndihmë, “Vëllai i Madh” ka mundësuar që ata të ndjekin dhe mendimet e njerëzve më të dashur të tyre. Në orare dhe mjedise të ndryshme të shtëpisë banorët kanë ndjekur videomesazhe nga familjarë apo njerëz të zemrës.
Balerini i njohur, Ilir Shaqiri është surprizuar nga bashkëshortja e tij, e cila e mbështet që të vijojë deri në fund eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Emanuela Morini i thotë Ilirit që të vijojë të qëndrojë brenda BB VIP dhe të kthehet në shtëpi me fitore.
“Mos mendo të kthehesh në shtëpi, jo sepse në shtëpi nuk të duam por sepse do të ishte disfatë nëse do ta lije tani.
Ndiq rrugëtimin tënd, kthehu në shtëpi me fitore sepse e meriton”, tha ajo duke e lënë Ilirin të buzëqeshur dhe pa fjalë.