Moti i acartë ka goditur Greqinë. Prej 22 orësh automjetet qëndrojnë të bllokuara në Attiki Odos. Mediat greke raportojnë se prej pasdites së djeshme ushtria, zjarrfikësit dhe efektivë të policie u janë vënë në ndihmë shoferëve që janë të bllokuar në automjetet e tyre.

Operacioni ka vazhduar edhe gjatë natës. Ata kanë kaluar shumë orë të bllokuar, ndërsa ende nuk e dinë se çfarë do të bëhet.

Ministri i Mbrojtjes, Takis Theodorikakos në deklaratat e tij për ERT tha se 1800 automjete janë liruar ndërsa rreth 1200 janë ende të bllokuara. “Me asistencën e ushtrisë, EKAM-i i Policisë ka shpërndarë 1040 batanije për personat e bllokuar. Njerëzit e bllokuar janë të rraskapitur. Disa u bllokuan për gati 20 orë,” tha Theodorikakos, duke vënë në dukje se rreth 400 njerëz u transportuan në aeroport për ngrohje dhe mikpritje bazë, pasi një hotel u hap në Attiki Odos.