Edhe pse ditët më të ftohta të vitit kaluan, temperaturat do vazhdojnë të jenë të ulëta në vendin tonë.
Për këtë, Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë dhe këshillat që na duhen për t’u mbrojtur nga i ftohti.
Sipas ISHP thekson qytetarët duhet t’i kushtojnë rëndësi veshjes. Po ashtu, kërkojnë që të tregohej kujdes dhe me mënyrën sesi lëvizet nëpër rrugë.
“Përdorni këpucë dimri të përshtatshme; Përdor shkop ose pajisje ndihmuese; Përdor mbajtëse dhe ndiz dritat; Pastro dëborën dhe akullin nga rrugët e kalimit”, shkruan ISHP.