Moti i keq dhe reshjet e dendura të borës kanë paralizuar qarkullimin në shumë qytete në Turqi.
Mediat bëjnë me dije se shumë rrugë janë të bllokuara për shkak të borës dhe ngricave, mes të cilave është ndaluar edhe qarkullimi në dy autostradat që lidhin Stambollin me kryeqytetin Ankaranë. Sipas drejtorisë së Autostradave, ka raportuar se po zhvillohen operacione në përpjekje për të rihapur arteriet rrugore, ndërsa prefektët e Stambollit dhe Ankarasë i kanë kërkuar popullatës që të shmangë udhëtimet.
Ndërkohë në lidhje me këtë situatë guvernatori i Ankarasë Vasip Şahin ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna.
“Ne nuk duhet të nisemi nga qyteti ynë në drejtim të Stambollit deri në një njoftim të ri. Automjetet në rrugë do të mbahen nënë kontroll nga autoritetet përkatëse deri në një pastrim të plotë”, ka thënë ai.