Me një shpejtësi ere 140 km në orë, një stuhi e fortë kaloi nëpër veriun e Gjermanisë, Britaninë e Madhe, Danimarkë, Norvegji, Suedi etj.Nga stuhia e fortë kanë humbur jetën tre persona.
Një 9-vjeçar humbi jetën në Vinotdeil-in britanik, pas rrëzimit të një druri, po ashtu edhe një grua 60-vjeçare në Aberdin.
Në Gjermani njoftohet për një viktimë në Brandenburg, pas rrëzimit të një pllakati. Ndërkohë, Britania e Madhe përgatitet të dielën për një stuhi të re.
Nga pamjet e publikuara nga “DW”, shihet se nga stuhia janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në Gjermani, Britaninë e Madhe, Danimarkë, Norvegji e vende të tjera.