Ish-lojtari i Real Madridit apo Milanit do të përballet nesër me gjyqin në shkallë të tretë për shkak të akuzës për përdhunim në grup.
Ai deklaron se nuk është fajtor.
Robinho ka një mundësi të re nesër për të treguar pafajësinë e tij për çështjen që e dënoi në shkallë të parë dhe të dytë me nëntë vite burg. Ish-lojtari akuzohej se kishte përdhunuar një grua të re, e cila në momentin e aktit ishte 23 vjeç.
Ish-lojtari u denoncua për përdhunim për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013 dhe u dënua në shkallë të dytë, megjithëse tani do të ketë një proces të ri.
Ekstradimi i mundshëm?
Nëse shpallet fajtor, ekstradimi nuk do të ishte i thjeshtë. Avokatët e tij bënë një apel për të ndryshuar vendimin e gjykatës së mëparshme dhe për të kërkuar lirimin e tij. Nëse ai nuk shpallet i pafajshëm, ka mundësi që Italia të kërkojë ekstradim, diçka e ndërlikuar për shkak të ligjit brazilian, i cili nuk lejon ekstradimin e vendasve.