Reshjet e dëborës dhe ngricat nga temperaturat e ulëta kanë qenë prezente në një pjesë të madhe të vendit, por Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka rrugë të bllokuara.

Kontraktorët me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren kanë bërë shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat
ARRSH njofton se në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec qarkullimi bëhet me zinxhirë, ndërkohë që po punohet për pastrimin nga dëbora.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.