Pesë qytetarë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën, ndërkohë që janë shënuar 939 infektime të reja, gjatë 24 orëve të fundit të vendin tonë. Viktimat janë një qytetare nga Fieri 65 vjeçe, një qytetar nga Korça 65 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 73-88 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3500 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 442 persona në Tiranë, 48 në Vlorë, 43 në Fier, 35 në Durrës, 32 në Lushnjë, 29 në Shkodër, 26 në Gjirokastër, nga 22 qytetarë në Elbasan, Berat, 17 në Kuçovë, 14 në Sarandë, nga 13 qytetarë në Gramsh, Kamzë, nga 12 qytetarë në Kurbin, Patos, nga 10 qytetarë në Peqin, Korçë, nga 8 qytetarë në Lezhë, Dimal, nga 7 qytetarë në Skrapar, Delvinë, Mallakastër, Vorë, nga 6 qytetarë në Mirditë, Krujë, Kavajë, Përmet, Devoll, nga 5 qytetarë në Poliçan, Shijak, nga 4 qytetarë në Tepelenë, Libohovë, Divjakë, Mat, Tropojë, Kukës, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pogradec, Memaliaj, Këlcyrë, Dropull, Selenicë, Bulqizë, Has, Fushë Arrëz, Pukë, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Himarë, Maliq, Belsh.

Zyrtarisht, numërohen 20.498 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Në spitalet Covid po marrin trajtim 168 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1825 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 234,181 që nga fillimi i epidemisë.