Edhe pse mund të jemi çmendurisht të dashuruar me dikë, pasioni nuk do të jetë asnjëherë i mjaftueshëm për të vazhduar marrëdhënien. Ndaj kini kujdes nga këto shenja të zodiakut që formojnë çiftet më toksike nga të gjitha:

1. Luani + Gaforrja-Luani është shenjë zjarri dhe Gaforrja është një shenjë uji. Luani dëshiron aventura dhe vëmendje, Gaforrja intimitet. Luanët mund të jenë shumë të hapur dhe të ndajnë pikëpamjet e tyre pa problem me të tjerët: Kjo mund të jetë e vështirë për Gaforren e ndjeshme. Nëse Luani nuk i kupton dëshirat e Gaforres për dhe Gaforrja nuk e kupton mënyrën e eksplorimit të Luanit; marrëdhënia është e destinuar të shkojë drejt fundit.

2.Peshorja + Demi-Demi është shenjë Toke dhe Peshorja është shenjë Ajri. Nevoja e Demit për besnikëri mund të duket shumë mbytëse për Peshoren dhe nevoja e Peshores për t’u ndjerë mirë do të fiksojë Demin kokëfortë. Të dyja këto shenja janë shumë kokëfortë dhe nuk bëjnë kompromis, edhe një vendim si vendosja e ngjyrës së perdeve mund të tensionojë situatën mes tyre.