Për shkak të motit të keq me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës ka rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore urbane e rurale, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve.
Policia e Kukësit thekson se po bashkëpunohet me pushtetin vendor dhe firmat kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugëve, si dhe me Njësinë Rrugore për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë, për të bërë të mundur rritjen e sigurisë në rrugë dhe pastrimin e rrugës nga dëbora.
Meqenëse priten temperatura akoma më të ulëta në ditët në vijim dhe për rrjedhojë mund të këtë prani të ngricave dhe akull në rrugë, DVP Kukës apelon për të gjithë drejtuesit e rrugës të bëjnë kujdes të madh, të reduktojnë shpejtësinë, të përdorin pajisjet dimërore dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Akset rrugore të kalueshme me zinxhirë:
Kukës- Shishtavec
Kukës -Shëmri
Bajram Curri-Valbonë
Bajram Curri-Qafë Morinë
Bajram Curri-Qafë Luzhë
Sipas policisë, në akset e tjera nuk ka problematika.