Beatrix Ramosaj doli nga “Big Brother VIP” të premten, duke lënë në gjysmë romancën me Donald Veshajn. Dyshja do jenë sërish bashkë kur të përfundojë dhe rrugëtimi i aktorit në shtëpi.

Së fundmi, ai ka bërë një gjest të bukur për këngëtaren. Donaldi ka marrë një foto të saj dhe e ka vendosur pranë krevatit.

Ditën e djeshme aktori tha se është kurioz të dijë si po e përjeton Beatrix përballjen me realitetin jashtë.