Gigi Buffon ka dhënë një intervistë të gjatë për Corriere della Sera gjatë së cilës ka shpjeguar fjalët e thëna në lidhje me humbjen e ADN-së nga ana e Juventus-it pas zbarkimit të CR7 në Torino.

“Natyrisht që faji nuk është i Cristiano-s, sepse kur merr një lojtar të kalibrit të tij e di se çfarë të pret. Sipas mendimit tim, shumë lojtarë të skuadrës nuk ishin gati për atë eksperiencë”, ka thënë ish-numri 1 i Juventus-it.

“Kur jam kthyer në Paris, kam parë diçka ndry she që nuk më kujtonte atë që kisha lënë”.