Sot në “Për’puthen” nuk ishte një puntatë e zakonshme. Të ftuar ishin Elona Duro dhe Bledi Strakosha dhe sigurisht ndodheshin opinionisti Arjan Konomi dhe prezantuesja Bora Zemani.
Konkurrentët nuk ishin pasi po diskutoheshin situatat më të nxehta që ndodhën në “Për’puthen” gjatë vitit 2021.
Sigurisht situata Hysen-Alvisa-Bashkim ka qenë kryesorja e këtij programi deri tani dhe Arjani vendosi të tregonte një detaj, sipas tij thelbësor të cilin nuk e kishte përmendur më parë.
“Do them një detaj shumë thelbësor, i cili ka kaluar si tepër i parëndësishëm. Kur kanë qenë çift Alvisa me Hysenin shikonin “Për’puthen” e kanë thënë të dy këtë gjë dhe ëndërronin e bënin shaka me njëri-tjetrin se si do ishin po të ishin te “Për’puthen” dhe Alvisa gjithmonë i thoshte të isha atje dhe të mos isha me ty, kush e di ç’do kisha bërë, domethënë këto lloj ambiciesh kur njeriu i thotë duke qenë në çift për një emision për t’u bërë çift si mund të bëhet kjo bisedë? Normal që ka qëllime të tjera. Unë mendoj se ka qenë një skenar i krijuar prej njërit prej tyre, probabiliteti më i madh ka qenë prej Alvisës dhe Hyseni si i dashuruar ka bërë lojën e Alvisës.”,- tregoi Arjani.
Arjan Konomi e njeh Hysenin nga një bisedë normale në Instagram. Hyseni duke ndjekur “Për’puthen” ka admiruar Arjanin dhe opinionet e tij dhe në atë moment ka qenë dhe në krizë me Alvisën.
Pra sipas asaj që kanë treguar të tre Arjani çiftin Alvisa-Hysen me problemet dhe ngjarjet e tyre, i njeh para se ata të hynin në “Për’puthen” e veçanërisht Hysenin.