Varianti Omicron e ka çuar pandeminë e Covid-19 në një fazë tjetër dhe mund t’i japi fund pandemisë në Evropë. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i OBSH-së në Evropë
“Është e besueshme që rajoni të jetë duke lëvizur drejt një lloji fundi të pandemisë,” tha Hans Kluge për AFP ndërsa shtoi se Omicron mund të infektojë 60% të evropianëve nga marsi.
Sapo rastet, që tashmë janë drejt pikut kudo në Evropë, të ulen, situata do të jetë e qetë për disa javë dhe muaj, sipas tij.
“Kjo ndoshta falë vaksinimit ose sepse njerëzit kanë fituar imunitet për shkak të infektimit.”
Kluge shtoi se parashikohet një periudhë qetësie përpara se Covid-19 të kthehet sërish nga fundi i vitit, por kjo s’do të thotë domosdoshmërisht se pandemia do të kthehet sërish.