Mbrëmjen e së martës, Dj Dagz u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP. Largimi i tij nga shtëpia erdhi si pasojë e një zinxhiri të nisur nga Beatrixa, shkruan Express Rozë
Pas daljes së Dagzit, ajo që është mërzitur më së shumti është padyshim Einxhel, e dashura e tij.
Ajo pas spektaklit ka pasur një debat me Beatrixën, e cila vazhdimisht thoshte se e sheh shumë të afërm Dagzin, por pavarësisht kësaj, nuk e shpëtoi atë, por Egzonën.
Einxhel ia kujtoi Beatrixës fjalët që i kishte thënë para një jave, se nëse del Dagzi nga shtëpia, do të dalë edhe ajo.
Pjesë nga biseda e Einxhel me Beatrixën:
Einxhel: …edhe me Trixën që shpëtoi Egzonën para Dagzit, edhe me Egzonën që shpëtoi Donaldin para Dagzit…
Beatrixa: Mund të flasim nesër kur të jesh më e qetë…
Einxhel: Jeta, në këtë pikë nuk dua të sqaroj asgjë me asnjeri, nuk justifikoj veprimin e askujt, realisht asnjë gjë, se të mos thuash emrin tim është një gjë, por të mos thuash emrin e atij, personit që do, që para një jave po thoshe ‘po dole ti do dal edhe unë’, nuk e justifikoj dot realisht.
Beatrixa: Ishte situata, ti e ke pa si e kam bo…
Beatrixa: Duhej se m’bërtiste brenda vetes, më vjen shumë keq po jom ndi shumë keq kur e kom pa në atë gjendje
Einxhel: T’u dhims më shumë një person tjetër?
Beatrixa: Jeta mos e diskuto këtë muhabet kështu me mu, se s’ka lezet
Einxhel: Po e thashë pra, zinxhiri është me e la ndërgjegjen, uroj ta keni la ndërgjegjen. E sakrifikuam, e bëmë kurban atë.
Beatrixa: Jo rrush, mos e kalo kështu, jo me mua të lutem
Einxhel: Si do që ta kaloj? Po mirë pra të thashë që nuk dua të flas tani, në qoftë se nuk do të dëgjosh diçka, -thashë jo tani.
Beatrixa: Po flet me mërzitje, nuk besoj që i ke me të vërtetë këto gjëra
Einxhel: Jo jo, si kam me të vërtetë, pa merak, do e shohësh
…
Beatrixa: Ashtu si e kam bo me u ndi Egzonën, sado lojë ka qenë, e kam vuajt shumë edhe nuk do ishte njerëzore të paktën nga ana ime sepse jam ndjerë vërtetë keq si e kam bo me u ndje
Einxhel: Pse të mos shpëtosh Dagzin është njerëzore?
Beatrixa: Rrush mos e kalo ashtu t’lutem, ti e di sa shumë e du unë Dagzin, mos e vë n’dyshim në asnjë moment.