Partizani ka arritur që të fitojë ndeshjen e parë të vitit 2022 dhe pas largimit të Ilir Dajës. Të kuqtë ia kanë dalë bindshëm që të mundnin Egnatian me shifrat 0-3.

Pjesa e parë ishte e barabartë, me vendasit që triumfuan disi mbi mesfushën e të kuqëve, nisur edhe nga mbështetja e madhe në shkallët e stadiumit.

Me nisjen e së dytës ishte Esat Mala që zgjidhi ndeshjen me një super gol nga distanca.

Më pas Sota ka marrë inkursionin drejt sulmit duke shërbyer Skukën, që realizoi golin e parë në debutim. Në fund ishte momenti për Rrapaj që të mbyllte gjithçka.

Në ndeshjen tjetër, një befasi ka ardhur nga Kastrioti që mundi Teutën me shifrat 2-0.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Greca në minutën e 14. Trajneri Cela futi Ajazin në minutën e 72 të lojës dhe pas 120 sekondash, sulmuesi ia shpërbleu duke shënuar.