Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, Beatrix vendosi që të mos reagonte menjëherë pas eliminimit. Ajo vendosi të tërhiqej por më pas menjëherë publikoi këngën e saj më të re, që në fakt është një dedikim për Donaldin. “Faj” titullohet kënga e saj e cila vetëm në 3 ditë, ka arritur të ‘rrëmbejë’ më shumë se 1.1 milionë klikime.

Madje, Beatrix vendosi të mos shfaqej as në “Fan Club”. Por tani, ç’pritet të bëjë këngëtarja e njohur? Prive.al shkruan se Beatrix do të rikthehet në ekran nesër, ku do të shfaqet në spektaklin e së martës. Nuk dihet se ç’do të ndodhë më pas, nëse Beatrix do t’i komunikojë ndonjë mesazh Donaldit apo jo. Kjo mbetet për tu parë.

Lidhja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë në publik. Ka shumë persona që kanë qenë kundra lidhjes së tyre por ka patur dhe nga ata që kanë qenë pro.

Beatrix u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” vetëm pak kohë më parë pas një nominimi së bashku me Donaldin dhe me Einxhelin.

Donaldi u mërzit shumë nga largimi i Beatrix, ku herë pas here qëndron dhe i vetmuar. Së fundmi, aktori dëgjoi këngën e Beatrix në shtëpi dhe u emocionua pa masë.