Këngëtarja e njohur e hitit “Diamonds”, Rihanna është shtatzënë. Ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë me reperin A$AP Rocky.

Çifti u fotografua në Nju Jork gjatë fundjavës, ku Rihanna u shfaq e veshur me një xhaketë të gjatë rozë.

Me një kryq ari dhe bizhuteri shumëngjyrëshe, ajo e kishte lënë të hapur për të ekspozuar barkun e rrumbullakosur.

Disa nga fotot e ëmbla janë shkrepur në qytetin e lindjes së A$AP Rocky, Harlem. Ai puth në ballë këngëtaren, teksa ata shijojnë një shëtitje me dëborë jashtë.