Sali Berisha është përfshirë në një debat të ashpër me gazetarin Imer Mushkolaj gjatë një emisioni live. Gazetari ka akuzuar hapur ish-kryeministrin si një prej përgjegjësve për vrasjet e ndodhura gjatë protestës së 21 janarit.
Akuzat e Mushkolës kanë sjellë një reagim të ashpër nga Berisha, i cili akuzon gazetarin si një mbështetës i Serbisë dhe një gënjeshtar i pafytyrë.
Berisha: Më 8 janar po shkonim në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë.
Gazetari: Lëri këto përralla mos na i përsërit.
Berisha: Do më lini të flasë apo si e keni hallin. Nëse ti sjell, mos e prishni emisioinin. Më keni thërritur për të folur. Ai gënjen dhe gënjen.
Gazetari: Unë po ju them vazhdoni.
Berisha: Përsa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër dhe i pafytyrë që thua ishte protestë paqësore, nuk ka njeri në botë që e ka quajtur 21 janarin protestë paqësore.
Gazetari: Ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Ke vrarë njerëz në bulevard, kjo është njolla e juaj e zezë pas piramidave vratë njerëz në bulevard në Tiranë, dhe pas Gërdecit. Nuk e përfundoj dot me gënjeshtrat që po thotë.
Berisha: Ti ke sjellë një provokator nga Novi Sadi aty i cili gënjen në mënyrë të pafytyrshme. Cila ishte paqësore kush e ka thënë paqësore protestën e 21 janarit përveç atij të pafytyri aty. Përveç Beogradit kush e ka thënë.
Gazetari: Beogradit që keni bashkëpunuar ti kur ishe President, që e keni furtnizuar me naftë. Është e dhimbshme dhe e turpshme.
Berisha: Nxirr pak protestën e 21 janarit që një gënjeshtar në studio thotë se është paqësore.