Einxhel doli nga shtëpia e Big Brother VIP me votat e publikut, por rihyri me biletën e fatit që e ktheu në shtëpi.
Pas emocioneve të mbrëmjes, në një bisedë në tualet me Beniadën dhe Beatrix ajo ka thënë se mbrëmja e djeshme e bëri të ndihet shumë keq.
“E kam humbur krenarinë time”, ka thënë ajo. Vajzat sigurisht që nuk e mbështetën opinionin e saj dhe i thanë që nuk është e vërtet dhe s’ka pse të ndihet ashtu.