Beniada Nishani është një nga banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP” që ka spikatur për humorin e saj. Por pavarësisht tipit, ajo ka kaluar edhe shumë vështirësi në jetë.
Së fundmi, Beniada ka zbuluar punën e parë që ka bërë. Në një bisedë me Arbrin, tregoi e punonte në një dyqan me mamin ku bënin pastrim.
“Puna e parë kur kam qenë 16 vjeçe, kam punuar me një grua që shiste mish, bënte dhe gjëra për të ngrënë. Punoja atje me mamin. Mami ka punuar shumë vite aty, unë 1 vit. Pastronim dyqanin, ato makineritë e mishit. Pastaj kam punuar dhe shitëse akulloresh në plazh, dhe si kamariere”, u shpreh banorja.