Janari ka sjellë energji të reja për shenjat e Horoskopit. Edhe pse disa shenja po kalojnë një muaj argëtues dhe romantik, disa të tjera do të përballen me pengesa dhe sfida të ndryshme. Vullneti, guximi dhe durimi i tyre do të vihet në provë gjatë ditëve të ardhshme por kur të mbarojë, do të pasurohen me një tjetër përvojë jetësore.
Gaforrja-Në periudhën në vijim, ju presin përballje sidomos me të dashurit tuaj. Do të hapen shumë letra dhe do të zbulohen shumë sekrete, por kjo nuk duhet të jetë shkak për humor të dëshpëruar dhe melankoli. Jini të vendosur, të shkathët, të motivuar dhe të përkushtuar ndaj prioriteteve tuaja. Herët a vonë, kjo periudhë do të kalojë dhe gjithçka do të bjerë në vend.
Shigjetari-Gjatë ditëve të ardhshme, kushtojini më shumë vëmendje gjërave të vogla në jetën tuaj sepse suksesi dhe për rrjedhojë lumturia varet nga ju. Konfliktet familjare janë të mundshme, por ju dini si t’i kontrolloni ato. Thjesht gjeni një gjuhë të përbashkët me anëtarët e familjes dhe kini parasysh se emocionet dhe reagimet impulsive mund të çojnë në probleme edhe më të mëdha.
Bricjapi-Jeni kokëfortë. Në ditët në vijim, tregohuni veçanërisht të kujdesshëm kur futeni në situata konfliktuale me kolegët dhe eprorët në punë. Mundohuni t’i shmangni ato sa më shumë që të jetë e mundur. Nëse jeni këmbëngulës dhe nuk dorëzoheni, do të arrini të përballoni të gjitha problemet në një kohë të shkurtër.
Peshqit-Jeni të qetë dhe të ekuilibruar, por në ditët e fundit të muajit, do t’ju duhet të ndryshoni stilin e zakonshëm të jetesës. Ndërsa ndryshimet nuk do të jenë të lehta, mos i injoroni nëse nuk doni të arrini fundin. Nëse doni të arrini qëllimet, jini aktivë dhe këmbëngulës dhe kurrë mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. Janari mund t’ju sjellë probleme familjare, por në shkurt situata do të përmirësohet.