Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci është shprehur se edhe fëmijët duhet të vaksinohen kundër koronavirusit.
Ai gjithashtu theksoi se në SHBA vetëm 30% e tyre janë vaksinuar dhe kjo bëri të ditur Fauci, nuk është e mjaftueshme.
‘Nuk ka asnjë arsye për të mos vaksinuar fëmijët. Vaksina është e sigurt. Në SHBA vetëm 30 % kanë marrë dozën e parë’, ka thënë më tej Fauci.