Në 2-vjetorin e ardhjes në Shqipëri, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka folur për tri prioritetet e saj, të paralajmëruara që në krye të herët. Bëhet fjalë për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.
Ambasadorja e SHBA tha se është bërë përparim në të tri frontet. Lidhur me investimet amerikane në Shqipëri, ajo u shpreh optimiste dhe duke iu referuar shifrave foli për një trajektore pozitive.
“Për pak ditë do të mbushen 2 vjet që kur arrita në Shqipëri dhe më duhet të them se kanë qenë dy vjet shumë emocionues dhe të mrekullueshëm. Kanë ndodhur shumë gjëra dhe siç e vërejtët dhe ju kam pasur tre prioritete këtu, demokracia, mbrojtja dhe biznesi. Mendoj që kemi bërë përparim të mirë në të tria frontet. Tek demokracia siç e shihni po bëjmë përparim me reformën në drejtësi dhe forcimin e institucioneve të drejtësisë. Vitin e kaluar kishim dy kompani shumë të mëdha amerikane që kanë filluar projekte këtu, njëra është Behtel që do të merret me HEC-in e Skavicës, kjo është në fazën e parë, atë të eksplorimit, nëse dhe projekti kur të mbarojë do të jetë kontrata më e madhe amerikane tregtare jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, bashkë me këtë një tjetër kompani e madhe amerikane e quajtur Ekson do të sjellë gaz të lëngshëm natyror në Vlorë, tek ai që është termocentral dhe do të konvertohet. Përtej kësaj ka kompani të tjera amerikane që kanë investuar këtu. pra, aktualisht jemi në një trajektore pozitive dhe në fakt po shihja shifrat dhe vura re që për tregtinë vitin e kaluar arritëm 162 mln dollarë, një rritje 47% krahasuar me vitin e mëparshëm dhe për FDA kaluam nga 89 milionë në 191 milionë. Nuk janë shifra shumë të mëdha, por lajmi i mirë është se mendoj se jemi në një trajektore për të arritur shifra gjithnjë e më të mëdha me kalimin e viteve”, deklaroi Yuri Kim.