Pas fitores së arritur mbrëmjen e së enjtes në “San Siro” ndaj Romës, tashmë ka ardhur koha që Milani të fokusohet në sfidën e dytë zyrtare të vitit 2022. Skuadra kuqezi do të përballet me Venezia në ndeshjen e drekës të javës së 21-të të Serie A.
Stefano Pioli prezantoi ndeshjen në konferencën e zakonshme për shtyp: “Kundër Romës, grupi e ndihmoi Kalulu dhe Gabbia, pashë një ndjenjë përgjegjësie, uniteti dhe përkatësie. Ne punojmë të gjithë së bashku për të dhënë më të mirën. Djemtë e bëjnë këtë me shumë pasion. Bashkimi dhe uniteti janë forca e grupit tonë”.
E vetmja “notë” mospërputhëse me ndeshjen kundër Romës përkoi me penalltinë e humbur nga Ibrahimovic: “Ai është gjithmonë i inatosur, kërkon motivet e duhura nga vetja dhe të tjerët. Nuk është i kënaqur me penalltinë e humbur, por është i kënaqur me atë që ka arritur të jape ekipi. Gjithashtu, nesër do të japë gjithçka që duhet.
Kundër Romës pamë një Leao të karikuar maksimalisht: “Ai ka nevojë për minuta, por po i afrohet formës së lartë sportive. Duhet të jetë ambicioz, sepse mund të bëhet një lojtar vërtet i fortë në skenën e futbollit evropian dhe botëror”.
Kalendari po imponon ndeshje shumë të ngjeshura: “Dje e pashë mirë ekipin, jemi gati të luajmë. Sot nuk jemi stërvitur ende, kështu që do të shohim. Kur fitojmë, vrapojmë gjithnjë e më pak se kundërshtarët tanë dhe kjo do të thotë se e menaxhojmë mirë topin dhe i ruajmë si duhet distancat. Zgjedhjet e nesërme do të varen nga gjendja fizike, por edhe nga strategjia e ndeshjes”.
Në këto orë po flitet me insistim në rritje për mundësinë e rikthimit të të luajturit në stadiume të mbyllura: “Momenti është i veçantë dhe të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm, të respektojmë rregullat. Jemi nën mbikëqyrjen e përditshme dhe inkurajojmë futbollistët që të jenë gjithmonë gati, pavarësisht të papriturave. Kemi vuajtur shumë nga mungesa e tifozëve, sepse futbolli luhet për ata”.