PSG vazhdon të shikojë përreth për zëvendësin e Kylian Mbappé, i cili duket gjithnjë e më larg Parisit dhe Francës verën e ardhshme. Sipas “Sport.es”, klubi transalpin synon Joao Felix, sulmuesin e lindur në vitin 1999, i cili nuk është i kënaqur me rolin e tij tek Atletico Madrid dhe do të dëshironte ndryshim mjedisi.
Pochettino është shumë i dhënë pas portugezin, ndaj ka kërkuar pikërisht atë nga drejtuesit në rast të lamtumirës së Mbappe. Megjithatë, konkurrenca për lojtarin është e lartë me Juventusin dhe Manchester City, të cilët kanë kohë që po monitorojnë situatën.